19:17 / 25.04.2023
Te Frankfurt thonë se për Kolo Muanin janë disa klube të interesuara
Uran Krasniqi / RTKLive
Randal Kolo Muani ka qenë në formë të mirë për Eintracht Frankfurt gjatë këtij edicioni dhe Bayern Munich nuk është i vetmi klub në kërkim të tij.
Sipas Drejtorit sportiv të Eintracht Frankfurt, Markus Krosche, ka edhe klube të tjera të interesuara për francezin.
“Bayern Munich nuk është i vetmi klub që interesohet për të”, ka thënë Krosche. “Nga ana tjetër, Randal ende ndihet shumë rehat me ne dhe gjithashtu ai ende mund të kontribuojë tek ne”.
Ish-futbollisti i Nantes, ka realizuar trembëdhejtë gola në njëzet e tetë ndeshje të Bundesligës për Frankfurt si dhe ka dhënë dhjetë asistime.























