Kurti takoi Papandreoun, diskutojnë rreth bashkëpunimit Kosovë - Greqi
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Kurti takoi Papandreoun, diskutojnë rreth bashkëpunimit Kosovë - Greqi

M.Sh/RTKlive

Gjatë qëndrimit në forumin vjetor ekonomik në Delphi të Greqisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi edhe ish-kryeministrin grek, njëherësh presidentin e nderit të Internacionales Socialiste dhe aktualisht kryetarin e Lëvizjes së Socialistëve Demokrat, George Papandreou.

Me Papandreou, kryeministri Kurti pati një mëngjes pune gjatë të cilit u diskutua rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë, rajon dhe kontinentin e Evropës, njofton ekzekutivi kosovar.

Gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Athinës zyrtare ndaj Kosovës në proceset integruese. Takimi i Kurti me ministrin Dendias ishte i dhjeti në dy vite.

Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin vjetor Ekonomik, i cili organizohet nën patronazhin e presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou. Në këtë forum po marrin pjesë politikanë e diplomat të ndryshëm.


MË SHUME NGA Lajme