10:14 / 01.05.2023
Galtier shpërthen pas humbjes së PSG-së nga Lorient
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i PSG-së, Cristophe Galtier ka kritikuar lojtarët e tij pas humbjes nga Lorient.
Parisienët u mundën nga Lorinet (1-3), në ‘Parkun e Princave’, dhe tashmë PSG rrezikon kreun e tabelës pasi është vetëm pesë pikë larg Marsielle.
Galtier ka shpërthyer ndaj të besuarve të tij pas disfatës së papritur nga Lorient.
“Sigurisht që do të duhet të analizojmë arsyet e kësaj humbje. Çfarë duam të bëjmë me avantazhin e pikëve që kemi ndaj atyre që na ndjekin? A duam të hedhim gjithçka në kosh? Ne kemi vetëm një titull që duhet të ndjekim dhe të mos vazhdohet të flitet për të ardhmen e këtij apo atij lojtari”, ka thënë Galtier.
PSG kryeson tabelën me 75 pikë, pesë më shumë së ndjekësi Marseille.























