Kurti: Përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë
BKT
Foto: Albin Kurti/Twitter
Lajme

Kurti: Përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë

J.Musliu/RTKlive

Me një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tërë ditën e ka shpenzuar duke u përgatitur për takimin e nesërm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin në Bruksel.

Në këtë fotografi ku shihet ai deh anëtarët e tjerë të delegacionit të Kosovës, kryeministri Kurti ka shkruar se përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë.

“Por dëshirat e Kosovës janë të qarta, të ndershme dhe fisnike”, shkruan ai.

“Mbërrita në Bruksel dhe kalova ditën duke u përgatitur për takimin e nesërm”, ka thënë kryeministri kosovar.

Sipas tij, përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë.

“Komplekse sepse ka shumë informacione dhe detaje të përfshira, ndër të tjera, por e thjeshtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të ndershme dhe fisnike”.

Ky deklarim pason atë të disa orëve më parë kur kryeministri Kurti njoftoi se ka biseduar me këshilltarin e lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në lidhje me këtë takim dhe se i ka treguar se marrëveshja bazë dhe aneksi i saj duhet të zbatohet tërësisht.

Ndërkohë, Chollet, në një postim të tij, tha se pikë e bisedës me kryeministrin kosovar ishte themelimi i menjëhershëm i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


MË SHUME NGA Lajme