Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e axhës së tij në Kijevë
BKT
Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e axhës së tij në Kijevë

RTKlive

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin për veprën penale të vrasjes së rëndë në Kijevë të Malishevës dhe të mbajtjes pa autorizim të armës

Gjyqtari i procedurës paraprake, Ilir Rashkaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase sipas tij, kemi të bëjmë me vepra të rënda penale. 


MË SHUME NGA Lajme