Kundërshtohet heqja e emrit “Hasan Prishtina” nga UP-ja
BKT
Lajme

Kundërshtohet heqja e emrit “Hasan Prishtina” nga UP-ja

RTK

Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi kanë mbajtur aksion para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, në shenjë reagimi ndaj idesë për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga Universiteti i Prishtinës.

Profesori Shefqet Hoxha, përfaqësues i Shoqatës “Luma”, e ka quajtur çmenduri propozimin për heqjen e emrit nga UP-ja.

Ndërsa nipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, që përfaqëson edhe Fondacionin , i ka kërkuar rektorit të UP-së që të tërhiqet nga ky propozim dhe të merret me cilësinë në këtë institucion.


MË SHUME NGA Lajme