Si i priti Borrell, Kurtin e Vuçiqin?|Foto-Video
J.Musliu/RTKlive
Janë publikuar edhe fotografitë dhe pamje të xhiruara nga takimi mes kryeministrit Albin Kurti me presidentin Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefit të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në xhirimet e publikuara nga BE, shihet se fillimisht Borrell pret në takim kryeministrin Kurti.
Borrell: Kryeministër Kurti, si jeni?
Kurti: Mirë faleminderit. Kënaqësi t’ju shoh sërish.
Lajçak: Mirë se vini!
Pas kësaj përshëndetje, pason edhe fotografimi.
Më pas, Borrell pret në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell: Faleminderit që keni ardhur.
Vuçiq: Mirë se iu gjeta.
Pas kësaj përshëndetje, pason edhe fotografimi.
Më pas takimi ka vazhduar me dyer të mbyllura. Në këtë takim nga pala kosovare, përveç kryeministrit Kurti, ndodhet edhe Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegoctaor i Kosovës në procesin e dialogut, kurse nga pala serbe, përveç presidentit Vuçiq është edhe Petar Petkoviq, kryenegociator në procesin e dialogut.






























