Ekipi Menaxhues prezanton draft-statutin në Bruksel
BKT
Foto: Mediat serbe
Lajme

Ekipi Menaxhues prezanton draft-statutin në Bruksel

J.Musliu/RTKlive

Vazhdon takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Tashmë draft- statuti për Asociacionin, para palëve,  është prezantuar nga koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq.

Me të përfunduar prezantimin, ajo ka folur për mediat serbe, duke pretenduar se pala kosovare nuk ka dashur ta dëgjojë prezantimin e saj.

Ajo tha se përfaqësuesve të Ekipit Menaxhues iu dhanë 30 minuta kohë për të prezantuar këtë draft-statut.

Vujiçiq tha se drafti  është përgatitur për katër muaj, nga prilli deri në gusht 2018. Sipas saj, draft -statuti i Asociacionit ka nëntë kapituj dhe 67 nene.

 


MË SHUME NGA Lajme