Kuvendi voton Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike
BKT
Lajme

Kuvendi voton Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike

RTKlive

(E plotësuar) Deputetët e Kuvendit, pas një debati të shkurtër por të ashpër në mes pushtetit dhe opozitës votuan edhe Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike. Arsyetimin për rëndësinë e këtij Projektligji e bëri ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Pas hedhjes në votim, Kuvendi me 61 voto për, miratoi edhe Projektligjin për parqet industriale dhe teknologjike.

Në seancën e sotme po trajtohen edhe pikat e papërfunduara nga gjashtë seancat e kaluara të muajit shkurt, mars, prill, ku pikë e rendit të ditës është edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investime të qëndrueshme.

Përplasje për Projektligjin për parqet industriale dhe atë për investimet

(E plotësuar) Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, në seancën e Kuvendit, foli për atë se as Projektligji për investime të qëndrueshme, nuk është në harmoni me ato të Bashkimit Evropian. Ai tha se me një ligj të tillë antikushtetues nuk do të investojë askush në Kosovë.

Arsyetimin për rëndësinë e këtij Projektligji e bëri ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Edhe deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi, kundërshtoi miratimin e këtij ligji, në formën e tanishme dha tha se  LDK-ja nuk do ta miratojë Projektligjin për investime të qëndrueshme, ashtu si është prezentuar.

Vërejtje gjithashtu patën edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, si dhe Shefi i grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri.

Seanca vazhdon punimet, Arta Hoxha - anëtare e re e Bordit të BQK-së

(E plotësuar) Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas rivotimit e zgjodhën, me 47 vota, Arta Hoxhën anëtare joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Kandidatët për këtë anëtar joekzekutiv ishin: Afrim Atashi, Arta Hoxha, Enver Bajçinca, Florim Peci, Valdrin Kasumaj.

Deputeti, Armend Zemaj njoftoi se në raundin e parë asnjë nga kandidatët, për anëtar të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nuk arriti të marr votat e mjaftueshme për tu përzgjedhur anëtar i këtij Bordi.

Kurse, në votimin e dytë morën pjesë 90 deputetë, anëtare e Bordit të BQK-së u zgjodh, me 47 vota, Arta Hoxha, kundër kandidatit Valdrin Kasumaj, që mori 35 vota.

Në seancën e sotme po trajtohen edhe pikat e papërfunduara nga gjashtë seancat e kaluara të muajit shkurt, mars, prill, ku pikë e rendit të ditës është edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parqet industriale dhe teknologjike.

Nis seanca e Kuvendit, themelohet një Komision Ad-hoc

(E plotësuar) Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara plenare. Punimet filluan me formimin e një Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

 “Kryesia e Kuvendit kërkon nga grupet parlamentare emrat për kryetarë, nënkryetarë dhe anëtarëve të këtij Komisionit Ad-hoc”, tha kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai sqaroi se ky Komisioni do të merret me përzgjedhjen e një kandidati për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar dhe një nga ai serb.

Deputetët e Kuvendit po vazhdojnë diskutimet për përzgjedhjen e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), transmeton RTKlive.

Kandidatët për këtë anëtari joekzekutiv janë: Afrim Atashi, Arta Hoxha, Enver Bajçinca, Florim Peci, Valdrin Kasumaj.

Në seancën e sotme pritet të trajtohen edhe pikat e papërfunduara nga gjashtë seancat e kaluara të muajit shkurt, mars, prill.

Sot mbahet seanca e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 11:00 për të vazhduar me pikat e mbetura nga seancat e kaluara plenare. Pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

Deputetët e Kuvendit do të shqyrtojnë, raportojnë e votojnë edhe disa pika të tjera, ndër të cilat edhe Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, transmeton RTKlive.

Rendi i ditës

I. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt dhe 22 mars 2023:

24. Formimi i Komisionit Ad-oc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 shkurt 2023:

17. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023:

8. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,

12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023:

9. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,

10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,

11. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,

12. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

13. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars 2023:

6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,

9. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

10. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

12. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,

15. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill 2023:

4.    Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,

5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,

7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,

8.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe  punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,

9.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,

10.    Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

11.    Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.


MË SHUME NGA Lajme