Sonte nis edicioni i 22-të i Festivalit ndërkombëtar të muzikës ReMusica
BKT
Kulturë

Sonte nis edicioni i 22-të i Festivalit ndërkombëtar të muzikës ReMusica

Dafina Smajli/RTK

Mbrëmja do të filloj nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë me performancën e kuintetit Calefax Reed. RTK është sponsor medial i festivalit.

Ky ansambël frymor për tridhjetë e pesë vite është vlerësuar në Holandë dhe jashtë saj për lojën e tyre virtuoze , aranzhimet briliante dhe prezantimin inovativ në skenë. “Calefax – pesë zotrinj holandezë jashtëzakonisht të talentuar, të cilët gati e bënë kuintetin e kallamit të duket formati më i mirë muzikor në planet.” – shkruan The Times.

Këtë vit ReMusica do të sjell mbi 200 pjesëmarrës nga Kosova dhe e gjithë Evropa me gjithsej 9 koncerte me vepra të shumta të kompozitorëve kombëtar e ndërkombëtar, punëtori për muzikën , performanca në ambiente të hapura si Termokos dhe Parku i qytetit me kauzën për rëndësinë e shëndetit mendor.

 


MË SHUME NGA Kulturë