Mustafa: Ish-udhëheqësit e UÇK-së të bindur në pafajësinë e tyre|Video
BKT
Lajme

Mustafa: Ish-udhëheqësit e UÇK-së të bindur në pafajësinë e tyre|Video

RTKlive

(E plotësuar) Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur edhe për vizitën që ai ka pasur në Hagë, ku është takuar me ish-udhëheqësit e UÇK-së, që po gjykohen rreth pretendimeve të Speciales për krime lufte.

Mustafa tha se gjatë takimeve që i ka pasur me ta, kanë qenë të bindur në pafajësinë e tyre. “Këtë sfidë do ta kapërcejnë atje, ashtu siç i kanë kapërcyer sfidat e tjera në luftë. Me kalimin e kohës dhe fillimin e këtij procesi gjërat po duken mjaft tronditëse dhe mjaft të rënda. Po shoh që ajo ideja atëherë e themelimit të Speciales, të cilën e kanë përkrahur edhe njerëzit që sot janë atje edhe Thaçi edhe Veseli, e kanë bërë më tepër për interesa të Kosovës, meqenëse komuniteti ndërkombëtar po kërkon që ne s’guxojmë të sfidohemi dhe të themi se ne po ikim nga zbardhja e të vërtetës, shihet se ka qenë e menduar keq, nga cështja e sulmeve të para që janë për trafikim të qënieneve njerëzore, e që më tej sdoli asgjë”, tha ai për RTK Prime.

Sipas, tij themelimi i Speciales ishte akuzat për trafikim të organeve, por nuk doli asgjë.

“Ne po shohim se është dëshirë dhe qëndrim i Serbisë, në një formë të barazohet gjithë ai gjenocid, gjithë ajo dhunë politike, masakrat që ata i kanë bërë ndaj shqiptarëve “, tha ai.

Mustafa ka cituar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova që për UÇK-në, ka mbrojtur shtëpinë e tyre.

Mustafa: LDK duhet ta ndërrojë konceptin e vet

(E plotësuar) Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet ta ndërrojë konceptin e vet dhe të përshtatet nga kërkesat varësisht që i ka anëtarësia, vendi, ekonomia, arsimi, shkenca, integrimet euroatlantike.

“Duhet të shikoj përpara se cfarë po kërkohet në mënyrë që të përshtatet ndaj atyre kërkesave, sepse p,sh ajo çfarë ka punuar LDK para 20 viteve nuk është objekt që LDK duhet ta bëj sot, sfida dhe kërkesa janë tjera”, theksoi ai për RTK Prime.

Mustafa për unitetin e LDK-së, tha se kjo parti opozitare ka unitet, edhe pse në LDK ka zëra ndryshe.

Mustafa: Marrëveshja e fundit me Serbinë krijon status quo

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar politikat e kryeministrit, të Kosovës, Albin Kurti, rreth zhvillimeve të fundit karshi dialogut me Serbinë.

“Ne kemi pritur gjithmonë një zgjidhje të tillë që marrëveshja e fundit të jetë marrëveshje përfundimtare dhe jo vetëm një marrëveshje që siguron qetësi, stabilitet, një status quo dhe asgjë tjetër. Kjo më preokupon, kjo situatë do të zgjasë dhe stërgjasë çështjen e dialogut”, tha ai.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se vetmenaxhimi i komunave është krejtësisht tjetër, që do të thotë se serbët kanë të drejta asimetrike në krahasim me komunitetet e tjera.

Ai tha se Kurti duhet të sqarojë tek qytetarët se çka ka pranuar në Bruksel. “Duhet të sqarohet  para qytetarëve se çka është ai vetmenaxhim, a është autonomi”, theksoi ai për RTK Prime. Sipas tij me këtë marrëveshje serbët kanë një lloj ‘autonomie’.

Kurse për LDK, Mustafa tha se ajo ka mbajtur një konstancë karshi dialogut. Ai tha se nuk mund të çojmë asnjë marrëveshje përpara pa partnerin tonë strategjik, SHBA-në.


MË SHUME NGA Lajme