Nis edicioni i 10-të i festivalit “Mirëdita dobar dan”
RTK
Në Prishtinë është hapur edicioni i 10-të i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili për tre ditë bashkon skenën kulturore, artistike, e shoqërore të Kosovës dhe Serbisë me theks diskutimin e çështjeve kritike që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe të ardhmen në një periudhë sfiduese për të dy shoqëritë.
Edicioni nisi me filmin “Si mësova të fluturoj", nga Radivoje Andriq, i cili ka fituar shumë çmime. Ndërsa, ngjarja kryesore artistike është koncerti i grupit të vajzave rome “Pretty Loud”, të cilat në gjuhën rome, serbe dhe angleze, këndojnë për stereotipet, drejtësinë sociale dhe racën.
“Mirëdita, dobar dan”, organizohet nga Integra, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi dhe Iniciativat Qytetare në Serbi, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Fondit për Ballkanin Perëndimor, Ministrisë së Kulturës, të Kosovës dhe Rockefeller Brothers.
Festivali “Mirëdita, dobar dan” do të zgjasë deri më 6 maj.
Organizatorët e Festivalit "Mirëdita, Dobar dan!" dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, në mbrëmje kanë ndezur qirinj për viktimat e sulmit të djeshëm në një shkollë fillore në qendër të Beogradit.























