Bielamowicz: Draft statuti i `Asociacionit` tallje me BE-në dhe dialogun
BKT
Lajme

Bielamowicz: Draft statuti i `Asociacionit` tallje me BE-në dhe dialogun

RTKlive

Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se nuk pret që zyrtarët e BE-së ta kuptojnë, por vendim i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për shkarkimin nga detyra të 4 anëtarëve të Ekipin Menaxhues për themelimin e Asociacionit është i duhuri.

“Nuk pres që zyrtarët e BE-së ta kuptojnë, por vendimi i Albin Kurtit,  ishte në fakt i vetmi i duhuri për ta mbajtur gjallë këtë proces pasi drafti i paraqitur nga Ekipi i Menaxhues bëri një tallje të plotë me BE-në dhe dialogun e saj”, ka shkruar ai në Twitter, raporton RTKlive.

Ndyshe Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ditë më parë ka shkarkuar nga detyra Ekipin Menaxhues për hartimin e draftstatutit për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe në Kosovë. Ai theksoi se pas prezantimit të draftstatutit në takimin e së martës në Bruksel, ky ekip tashmë është pa status.


MË SHUME NGA Lajme