Osmani i përcjell Mbretit Charles III urimet e popullit të Kosovës
RTKlive
Me ftesë të Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani e shoqëruar nga Zotëriu i Parë Prindon Sadriu, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në ceremoninë e Kurorëzimin të Mbretit.
Ajo, në një postim në Facebook, ka shkruar se në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III ka përcjell urimet e popullit të Kosovës dhe është takuar edhe me liderë të tjerë të shteteve mike.
“Sonte në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, përcolla urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës, si dhe kisha mundësinë të bashkëbisedoj me liderë të tjerë për thellimin e raporteve tona me shtete mike anekënd botës”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani dhe Zotëriu i Parë, krahas krerëve shtetëror nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey.





























