07:35 / 07.05.2023
Sot mbahet konferenca për Fondin Sovran, merr pjesë edhe Kurti
RTKlive
Kryeministri Kurti sot do të marrë pjesë në konferencën për Fondin Sovran të Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë si folës kyç në konferencën e Fondit Sovran të Kosovës, bashkëorganizim i Zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung", njofton qeveria.
Kjo konferencë do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Prishtinë.























