Nesër nis festivali ‘FemArt’ me moton ‘Kalle Tuten’
Kulturë

Nesër nis festivali ‘FemArt’ me moton ‘Kalle Tuten’

Sh.Gashi / RTKlive

Nesër do të nis festivali ‘FemArt’ që këtë vite vjen me moton ‘Kalle Tuten’ i cili i dedikohet grave që dëgjohen dhe të rejave të rejave që ëndërrojnë.

Sot në studion e programit të mëngjesit  në RTK, ishte e ftuar organizatorja e festivalit FemArt Venera Ismaili , nga organizata Artpolis. Ismaili foli rreth  programit që do ti ofrohet publikut duke filluar nga  data 15 maj.

Ismaili tha se festivali do të nis me premierën e shfaqjes “Fefu dhe Shoqet e Saj”, me regji të Arlinda Morinës – Likit, e cila do ta hap edicionin e 11-të i Festivalit FemArt, në Menzën Ramiz Sadiku, Prishtinë.

“Me premierën e shfaqjes teatrore “Fefu dhe Shoqet e Saj”, me regji të Arlinda Morinës – Likit, do të hapet edicioni i 11-të i Festivalit FemArt, në Menzën Ramiz Sadiku, Prishtinë. Shfaqja vjen si një rezistencë e grave, dhe një fuqi për të vazhduar jetën, të jenë të bashkuara, e të mbrojnë njëra-tjetrën. Artistet e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis do të sjellin një rrëfim emocional, emancipues për sfidat e grave në sistemin patriarkal”, ka thënë Iismaili në RTK.

Ismaili po ashtu tha se pas shfaqjes publiku do të ketë mundësin të argëtohet me tingujt e muzikës elektronike nga DJ Mimoza Marina, si dhe me një koktej rasti.

Dhe kështu për tri ditë radhazi në kuadër të festivalit FemArt do të këtë shumë aktivitete që kanë moton “Kalle Tuten” që ju dedikohet grave që dëgjohen dhe të rejave që ëndërrojnë .

Ndërsa festivali FemArt do të kaloj edhe në Mitrovicë me aktivitete të ndryshme kulturore.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë;

 


MË SHUME NGA Kulturë