19:12 / 14.05.2023
Kryeziu: Procesi ka ecur mirë dhe me standarde të larta demokratike
A.B / RTKlive
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, po merr pjesë si vëzhgues në zgjedhjet në Shqipëri, sot në RTK ka folur rreth procesit zgjedhor atje.
Kryeziu i cili ka vëzhguar disa procese zgjedhore në Kosovë, vlerësoi se procesi i votimeve sot në Shqipëri ka ecur mirë dhe nuk ka cenim të procesit zgjedhor.
Ai tha se aq sa është i vleshëm votimi është edhe procesi i numrimit të votave.
"Procesi i votimeve ka ecur mirë dhe i plotëson standardet e larta demokratike", tha ai.























