Kurti: Buxheti i komunave për 2024 është mbi 740 milionë euro|Video
Edona Podvorica dhe Afet BELA/ RTK
(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në takimin me krerët e komunave folur edhe buxhetin e komunave të Kosovës e që sipas tij do të shkojë në 740 milionë euro në vitin 2024.
“Para tri jave Komisioni i garanteve mbajti një takim ku miratuar ndarje e granteve për komuna 2024-2026, buxheti i përgjithshëm komunal për vitin tjetër arrijnë 742 milionë euro, apo gati 200 milionë euro më shumë për kromuat se qeverisja e më parëshme. Kjo dëshmon se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror, por edhe financat që presin të konkretizohen përmes një bashkëpunimi me të gjithë neve”, tha ai, raporton RTKlive.
Ndërsa kreu i AKK-së-, Agim Aliu, tha se komunat i kanë shprehu shqetësimet tek qeveria dhe presin përgjigje. Ai tha se një problem është çështja e tatimit në pronë.
Ai ka kërkuar që urgjentisht t’i kthehen mjetet e pashpenzuara komunave. “Kemi reaguar në mënyrë urgjente, kemi kërkuar që të hyrat vetanake tu barten komunave dhe fondet e pashpenzuara të komunave të mbeten në buxhete komunale, që është në kompetencën e komunave”, tha ai.
Kurti fillon takimin me krerët e komunave|Video
(E plotësuar, ora 10:30) Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ka filluar takimi koordinues ndërmjet kryeministrit Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave.
Kurti sot takon kryetarët e komunave të Kosovës
Sot mbahet takimi koordinues i radhës në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, ministrave dhe zëvendësministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të Komunave. 
“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, mbahet takimi i përbashkët me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci dhe Zëvendës Ministrin e Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra me ç’rast do të diskutohen temat me interes për nivelin lokal të cilat janë prezantuar nga Kryetari i AKK-së, Agim Aliu si dhe iniciativat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, njofton qeveria e Kosovës.























