Gjilberta Luci-Cohen, artiste e shumanshme që arrin majat e artit|Video
Kulturë

Gjilberta Luci-Cohen, artiste e shumanshme që arrin majat e artit|Video

M.Miftari/RTKlive

Artistja shqiptare me famë botërore në fillim rrëfeu për punën e saj në instrumentin e violonçelit, që ka nisur që në moshën 4 vjeçe.

Për të arritur suksese, sipas saj, duhet punë e përkushtim të madh. 

“Kam punuar 8-9 orë në ditë në kolegje e shkolla për violonçel”, tha ajo.

Ndërkaq për inkuadrimin e saj si instrumentiste për violonçel në koncertin me Byonce, artistja Gjilberta Luci-Cohen tha se nuk kam parë asnjë njëri që punon aq shumë si ajo.

“Byonce punonte me 15-17 orë në ditë për një koncert. Ajo është shumë profesionale”, sqaroi më tej artistja Luci-Cohen, që bëri që të kishte respekt të veçantë ndaj Byonce.

“Rruga e artit është shumë e vështirë. Duhet sakrificë, pavarësisht se ku je, ku qëndron”, tha ndër të tjera artistja Luci.

Gjilberta si aktore

Artistja Gjilberta Luci –Cohen, mes tjerash, foli edhe për kompozimet e saj për filma të ndryshëm.

“Ngaqë kam shfaqur koncerte të shumta, më janë ofruar të bashkëpunoj edhe në aspektin e kompozimit muzikor për filma.

Ndërkohë ajo përmendi një detaj interesant se si iu afrua roli kryesor në një film nga një regjisor i rëndësishëm, ndërkohë që Gjilberta ishte përqëndruar në kompozimin muzikor të filmit.

Kështu nisi rrugëtimi i aktrimit të saj e që deri tani ka  arritur të marrë pjesë si aktore në 7 projeksione filmike e që ka marrë edhe çmime ndërkombëtare si aktorja më e mirë e re, në festivale të ndryshme ndërkombëtare filmike.

“Aktrimi më pëlqen, por pasioni im është muzika”, tha artistja e njohur Gjilberta Luci-Cohen, në “Pasdite” në RTK.

Ndërkaq për projektet e saj në të ardhmen, ajo bëri të ditur se para pandemisë ka shfaqur koncerte të shumta nëpër gjithë botën dhe që planifikon koncerte edhe në Evropë e gjetiu.

Gjilberta, tutje,  njoftoi për planin e saj e që ka të bëjë me një koncert të madh, e cila do të shfaqet në Hollyvood, që do t’i kushtohet Kosovës, luftës së saj për liri. Ajo ndër të tjera përmendi kompozitorin e njohur që kishte marrë “Gramy Awards”, e që ka qenë në Kosovë gjatë luftës përmes “Kryqit të Kuq” .


MË SHUME NGA Kulturë