Cassano: Edhe me shtatë lojtarë, Interi nuk do të eliminohej nga Milani
BKT
Sport

Cassano: Edhe me shtatë lojtarë, Interi nuk do të eliminohej nga Milani

B. Halimi | RTKlive

Ish-futbollisti i njohur italian, Antonio Cassano, mendon se Milani nuk ka asnjë gjasë kundër Interit. 

Dy rivalët e qytetit do të luajnë sonte ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë, në të cilën Milani ishte mikpritës, i takoi Interin me rezultat 2:0.

“Interi do të duhej të luante me shtatë lojtarë ose me fëmijë nga Primavera që të eliminohej. Madje ekziston rreziku që edhe në atë rast Milani të mos mund të shkonte më tej. Me Leaon apo pa të nuk ndryshon asgjë, Milani është inferior ndaj Interit. Rafa Leao nuk është as Kaka as Ronaldinho, nuk e shoh të jetë në atë nivel”, tha Cassano.

"Mirë, ndoshta e kam gabim herë pas here, por ky është mendimi im. Nuk e shoh se si mund të eliminohet Interi pas rezultat 2:0 në ndeshjen e parë. Milani nuk ka asnjë gjasë në ndeshjen e dytë”, ka shtuar Cassano.

A do të mund ta befasojë Cassanon dhe shumicën e futbolldashësve në Evropë skuadra kuqezi mbetet të shihet sonte në orën 21:00.