Adil Maliqi nis punën me Kombëtaren e Kosovës U19
BKT
Sport

Adil Maliqi nis punën me Kombëtaren e Kosovës U19

B. Halimi | RTKlive

Kombëtarja e Kosovës U19, sot, ka mbajtur stërvitjen e parë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri të kësaj grupmoshe, Adil Maliqi.

Ky i fundit do të ketë në dispozicion futbollistët e kësaj grupmoshe që luajnë në kampionatin vendor gjatë tri ditëve dhe do të stërvisë me ta në Kampin Nacional në Hajvali. Përveç këtij grumbullimi, në muajin e ardhshëm, Kombëtarja U19 do të ketë edhe dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë, me synim për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet e Evropianit që zhvillohen në vjeshtë. Maliqi ka theksuar se drejtimi i Kombëtares U19 të Kosovës është një ëndërr e realizuar, derisa ka premtuar punë maksimale për ta krijuar një ekip sa më kompakt dhe të denjë për ndeshjet kualifikuese. Ai u zyrtarizua në këtë pozitë sot nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, derisa menjëherë ka nisur punën me gjeneratën e re të kësaj grupmoshë. Maliqi, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër, në këtë pozitë e pason Ramiz Krasniqin, i cili tani e tutje do ta kryejë funksionin e koordinatorit në FFK.

Kronika e mëposhtme nga stërvitja e Kombëtares U19, sjell edhe deklaratat e përzgjedhësit Adil Maliqi dhe futbollistëve Igball Jashari dhe Elmedin Rama: