Haradinaj: Në këtë betejë ushtria serbe iki e turpëruar nga UÇK-ja
Islam Haxhiu|RTK
Jabllanica e Dushkajës e ka shënuar sot ditën e çlirimit. Në këtë përvjetor, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, tha se nga kjo betejë ushtria serbe iki e turpëruar nga UÇK-ja.
Por, çmimi i lirisë për Shqiponjën e Dushkajës ishte i lartë. Në luftën e UÇK-së ranë në altarin e lirisë 23 dëshmorë.
Lahi Brahimaj dhe Selim Hoti, të freskëta i ruajnë kujtimet e 17 majit, ditën kur në Jabllanicë të Dushkajës shndritën rrezet e para të lirisë.
Ramush Haradinaj në Ditën e Çlirimit të Jabllanicës, tha se nga kjo betejë ushtria serbe ikën të turpëruar nga UÇK-ja.
E krenarë me veprën dhe heroizmin e dëshmorëve të kësaj ane janë bashkëluftëtarët dhe familjarët e tyre.
Çmimi i lirisë për Shqiponjën e Dushkajës ishte i lartë. Në luftën e UÇK- së ranë në altarin e lirisë 23 dëshmorë, ndërsa në vitin 1921 në këtë fshat u ekzekutuan 64 shqiptarë.























