Rama: Shqipëria partner i besueshëm e nyje strategjike e sigurisë rajonale
BKT
Lajme

Rama: Shqipëria partner i besueshëm e nyje strategjike e sigurisë rajonale

A.Bela/ RTKlive

Kreyministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria është partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook është shprehur se ka nisur stërvitja e përbashkët "Defender Europe 2023' shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të SHBA-së me ushtritë aleate dhe partner të NATO-s.

Sipas tij, Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol bosht në këtë stërvitje të rëndësishme.


MË SHUME NGA Lajme