Bislimi e Nissinen flasin për zgjerimin e bashkëpunimit
F. Sertolli / RTKlive
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.
Në një njoftim për media, thuhet se Kosova dhe Finlanda ndajnë mes tyre marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, e cila u rikonfirmua dhe në takimin e sotëm mes palëve.
“Ne synojmë të thellojmë partneritetin me shtetin e Finlandës. Për të përmbushur këtë objektiv të përbashkët, u bisedua edhe mbi format e zgjerimit të bashkëpunimit mes nesh”, thuhet në njoftim.
Tutje vazhdon njoftimi se u theksua dhe vlerësimi i lartë që Kosova e ka për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj rrugëtimit në proceset e integrimit evropian.
Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel ditën e hënë.























