Presidentja Osmani sot pjesëmarrëse në inaugurimin e presidentit malazez
BKT
Foto: Arkiv
Lajme

Presidentja Osmani sot pjesëmarrëse në inaugurimin e presidentit malazez

RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Jakov Milatoviq.

Presidenca njofton se pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatoviq pritet ta japë betimin, presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur.

Presidentja Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.


MË SHUME NGA Lajme