10:06 / 20.05.2023
Poezitë ia lexoi vetëm e ëma
Hyrë Tejeci/Radio Kosova
Në Kosova ka shumë të rinj të talentuar, të cilët shfaqin talente të tyre që në moshë të re.
Në shkolla të fshatrave mund të gjenden shumë nxënës të mirë, që kanë aftësi për fusha të ndryshme, por zëri i tyre shpesh nuk dëgjohet, edhe për shkak të rrethanave në të cilat jetojnë ata.
Jeta, një vajzë e re e shkollës fillore “Zenun Çoçaj” në Gjonaj në Prizrenit, ka disa afinitete, por ajo thotë se nuk ka guxim t’i shpreh ato as me mësuesit e saj.
Pozitë dhe esetë që ka shkruar deri tani për një libër, që dëshiron ta botojë, ia ka lexuar vetëm e ëma. Shpesh ndjehet e bulizuar dhe është e tërhequr në vetvete.
Psikologia Florentia Dushi thotë se fëmijët ndjehen edhe më shumë të bulizuar kur kanë talente të veçanta.