QUINT-i kërkon zbatimin e vendimit gjyqësor për Manastirin e Deçanit
BKT
Foto:RTKlive
Lajme

QUINT-i kërkon zbatimin e vendimit gjyqësor për Manastirin e Deçanit

J.Musliu/ RTKlive

Me rastin e 7 vjetorit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, por që i njejti ende nuk është zbatuar, vendet e QUINT-it kanë lëshuar një deklaratë.

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian përsërisin thirrjen për Qeverinë e Kosovës që të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit. 

“Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk është zbatuar ende shtatë vjet më vonë”, rikujtojnë vendet e QUINT-it.

“Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës”, shkruan në deklaratë.

QUINT-i deklaron se sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. 

“Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim”.


MË SHUME NGA Lajme