22:45 / 22.05.2023
Ambasadori Japonez promovon traditën shqiptare në Gjirokastër
RTSH
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, zgjodhi Gjirokastrën për realizimin e një seti fotografik, ku në qendër kanë qene kostumet popullore dhe tradita.
I veshur me kostumin e burrave të veriut, ambasadori Takada përcolli mesazhin e ruajtjes dhe trashëgimisë etnografike shqiptare.
Për fotografin, Roland Tasho ky set fotografik vjen në kuadër të ciklit të promovimit të veshjeve tradicionale nga të huaj dhe kryesisht ambasadorë.
Promovimi i kostumografisë shqiptare nga personalitete të diplomacisë vjen edhe në kuadër të festivalit Folklorik Kombëtar, i cili do të mbahet në fund të muajit qershor në Gjirokastër.
Nga ana tjetër ky lloj promovimi mbetet një hallkë e rëndësishme e zinxhirit turistik për qytetin e gurtë.