Ndalohet një person në rastin ”Visametric”
BKT
Lajme

Ndalohet një person në rastin ”Visametric”

V. Thaçi / RTKlive

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media njofton se në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin “Visametric”.

Sipas komunikatës  Prokurorja e Shtetit, sot pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri S.O., (shtetas turk), drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Po ashtu, Prokuroria  njofton se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore, derisa bëjnë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale.

Kujtomë se Gjykata Komerciale ia ka ndaluar kompanisë “VisaMetric” detyrimin e pagesës prej 30 eurosh për dërgesën postare të pasaportës gjatë aplikimit për viza në ambasadën e Gjermanisë.

Për këtë çështje ka raportuar RTK në edicionin qendror të lajmeve para disa ditësh.


MË SHUME NGA Lajme