Sonte në Prishtinë `Orkestra Rinore e Bashkimit Evropian`
Kulturë

Sonte në Prishtinë `Orkestra Rinore e Bashkimit Evropian`

Dafina Smajli|RTK

Në sallën e kuqe me fillim nga ora 20:00 të martën në mbrëmje do të performoj `Orkestra Rinore e Bashkimit Evropian` që u themelua ne vitin 1976.

Kjo orkestër është një ndër  orkestrat më eminente në botë dhe cilësohet si “ ambasadori më i mirë i mundshëm për Bashkimin Evropian”, në të cilën performojnë muzikantët më të talentuar të rinj nga 27 shtetet anëtare të BE-së.

Kritikët muzikor e cilësojnë orkestrën për shkak të programeve inovative, trajtimin e muzikantëve të rinj me aftësitë e nevojshme për të përballuar sfidat e shoqërisë dhe audiencës së shekullit 21-të.

Në programin e këtij koncerti janë  Johan Sebastian Bach “ Musical Offering në c-mol”, Harrison Birtëistle “ Cortege” Terry Riley “ In C” dhe  Antonio Vivalidi,Hugh Crothëaite, Carmen Fizzarotti “ The Uncertain for seasons”.

Ky koncert shënon edhe  mbylljen e Festivalit ReMusica i cili filloj me datën 3 Maj, dhe për publikun solli koncerte, punëtori,diskutime duke bërë që arti të jetë sa më afër artdashësve.

ReMusica pati mision kryesore t’na përkujtoj rëndësinë e kujdesit ndaj vetes, dhe shëndetin mendor.


MË SHUME NGA Kulturë