Plani operativ ‘Skuteri’, policia shqipton 16 gjoba
BKT
Lajme

Plani operativ ‘Skuteri’, policia shqipton 16 gjoba

F. Sertolli / RTKlive

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që ka zhvilluar, dje ka nisur së zbatuari planin operativ ‘Skuteri’.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media, bënë të ditur se në kuadër të këtij aktiviteti policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak parregullsive të dokumenteve, policia ka shqiptuar 16 gjoba kundërvajtëse, prej tyre: drejtimi i motoçikletës pa regjistrim 8 gjoba, drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer 2 gjoba, drejtimi i motoçikletës pa helmet 2 gjoba, motoçikleta të konfiskuara 4.

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, sipas njoftimit bënë me dije, se do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.

“Apelojmë tek motoçiklistët që ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme