Bislimi dorëhiqet nga kryesia e LDK-së
BKT
Lajme

Bislimi dorëhiqet nga kryesia e LDK-së

Fadil Sertolli / RTKlive

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka dhënë dorëheqje nga kryesia e kësaj partie.

Këtë e bërë të ditur vet Bislimi, përmes një letër dorëheqje që ia ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Me këtë rast Bislimi në letrën e tij të dorëheqjes ka shkruar se vendimi nuk ishte i lehtë, por siç tha ai një nga arsyet e dorëheqjes nga kryesia e LDK-së është përpjekja perfide për të forcuar pozitën personale dhe jo të partisë.

Ai po ashtu ka thënë se LDK-së nuk do t’i ndahet si dhe rugovizmi është fanari i tij.

“Fatkeqësisht, kjo LDK që unë zgjedh dhe e dua – sepse besoj fuqishëm që i shërben vendit e kombit – vetëm sa po t'kurret konceptualisht nën qasjen e kreut të tanishëm”, shkruan Bislimi në letrën e tij.


MË SHUME NGA Lajme