Krasniqi: Krenar me qeverisjen komunale të PDK-së
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Krasniqi: Krenar me qeverisjen komunale të PDK-së

J.Musliu/RTKlive

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, deklaroi se është krenar me qeverisjen komunale të këtij subjekti politik.

Deklarata e tij pason publikimin e raportit nga ana e Institutit Demokratik të Kosovës për vitin 2022, sipas të cilit, në indeksin e transparencës, katër nga pesë komunat e para,  që drejtohen nga kryetarët e këtij subjekti politik, prijnë në këtë drejtim.

Krasniqi tha se komuna e Skenderajt, e qeverisur nga kryetari Fadil Nura dhe ekipi i tij, janë shpallur kampion të Kosovës në Indeksin e Transparencës për vitin 2022 – në raportin e fundit të Institutit Demokratik të Kosovës.

“Në mesin e dhjetë komunave më transparente dhe efikase janë edhe pesë komuna të tjera të qeverisura nga PDK, si Mitrovica, Prizreni, Drenasi, Ferizaj dhe Hani i Elezit”, tha Krasniqi.

“Ndërkaq, në pjesën e parë të tabelës për qeverisje të mirë janë edhe Kaçaniku e Vushtrria”.

“Kjo  është ajo që kemi premtuar dhe, sot, jam tejet i lumtur dhe krenar që kryetarët e komunave ku qeverisim ne, po përmbushin premtimet dhe vizionin tonë qeverisës: Transparent, profesional dhe në shërbim të qytetarëve. Faleminderit kryetarëve dhe ekipeve të tyre në Skenderaj, Mitrovicë, Prizren, Drenas, Ferizaj, Han të Elezit, Kaçanik dhe Vushtrri – për punën e mirë gjatë vitit të kaluar”.


MË SHUME NGA Lajme