Vdes Tina Turner legjenda e Rock n`Rollit
Hanife Osmani/ RTK
Ndërron jetë në moshën 83 vjeçare Tina Turner mbretëresha e muzikës Rock n’Roll.
Super ylli njihet për hitet klasike shpirtërore si “The Best” dhe “What's Love Got to Do with It” të cilat nisën karrierën e bujshme të këngëtares.
Turner kishte vuajtur një sërë problemesh shëndetësore viteve të fundit. Ajo u diagnostifikua edhe me kancer, kishte pësuar goditje në tru dhe dështim të veshkave.
E quajtur legjenda e Rock 'n' Roll-it, Tina Turner ishte e famshme për performancat e saj të egra dhe energjike të cilat ngjallnin skenën me vokalin e saj të fortë e të fuqishëm.
Turner fitoi tetë çmime Grammy dhe u fut në Rock 'n' Roll Hall of Fame në vitin 2021 si një artiste solo nga viti 1991. Rrugëtimi i saj solo mposhti barriera se një grua me ngjyrë të zezë mund të pushtonte skenën dhe atë duke sjellur energji të jashtëzakonshme shumëdimensionale.
Yjet të cilët kanë ndjekur shembullin e tashmë të ndjerës janë: Beyonce, Janet Jackson, Janelle Monae dhe Rihanna.