Betohet kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi
RTK/RTKlive
Është betuar kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe asamblistët e kësaj komune, nder ta një nga komuniteti serb. Po ashtu nënkryetare u zgjodh Dragana Millotiq si dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Gorski Boriq.
Kryetari Hetemi betimin e ka bërë në shkollën “Kadri Bistrica”, në Bistricë.
Gjithçka gati për betimin e kryetarit të Leposaviqit
Në shkollën “Kadri Bistrica”, në Bistricë, janë bërë përgatitjet për betimin e kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Betimin e kanë bërë sot edhe dy kryetarët e rinj, ai nga në Zveçani dhe Zubin Potok, që vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ilir Peci u betua në objektin e shkollës fillore ‘Isa Boletini’ në fshatin Boletin. Kurse Izmir Zeqiri është betuar si kryetar i ri i Zubin Potokut. Ceremonia është bërë Zyrën për Komunitete dhe Kthim.
Ndërkaq kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, është betuar më 19 maj.
Zgjedhjet në Veri u mbajtën më 23 prill, ndërsa rezultatet u certifikuan më 28 prill, teksa 28 maji u vendos si afati i fundit për ta dhënë betimin.
Betohen dy kryetarët, Ilir Peci në Zveçan dhe Izmir Zeqiri në Zubin Potok

(E plotësuar) Ilir Peci u betua si kryetar i ri i Zveçanit. Ai para asambleistëve tha se do t’i krye detyrat me nderë e besnikëri në mënyrë të paanshme dhe të sigurojë kushte për jetë të qetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Betimin e bënë edhe asambleistet e kësaj komune.
Ilir Peci u betua në objektin e shkollës fillore ‘Isa Boletini’ në fshatin Boletin.
Izmir Zeqiri u betua kryetari i ri i Zubin Potokut
Izmir Zeqiri është betuar si kryetar i ri i Zubin Potokut. Ceremonia është bërë Zyrën për Komunitete dhe Kthim.
“Betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencë si kryetar i Komunës së Zubin Potokut me nderë e besnikëri, në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe pajtim me ligjin, në mënyrë që të sigurojë kushte dhe jetë të qetë për të gjithë”, tha Zeqiri para këshilltarëve të komunës.
Pas betimit ai kërkoi para asamblistë që të jenë nivel të përgjegjësisë për t’i ofruar qytetarëve të Zubin Potokut pa asnjë dallim të gjitha shërbimet.
“T'i kryejmë të gjitha shërbimet e kërkesat e qytetarëve e sidomos ndaj komunitetit shumicë. Të jemi bashkë e unik në punët e përditshme. Të jemi sa më të fokusuar në respektimin e ligjve të Republikës së Kosovës në tërë territorin e Zubin Potokut”, deklaroi ai.
Zeqiri tha se të gjitha dikasteret e komunës së shpejti do të drejtohen me ligjet e Republikës. Ai tha se do të mundohet të shtrij komunikim me komunitetin serb, që janë shumicë në komunë.
Ndërsa seanca e betimit e Ilir Pecit do të mbahet ne shkollën fillore "Isa Boletini", pak metra larg nga kulla e Isë Boletinit.


Sot betohen kryetarët e rinj të tri komunave në veri
Sot do të betohen edhe tre kryetarët e zgjedhur së fundmi në veri të Kosovës. Dy kryetarët që vijnë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Zveçan e Zubin Potok dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, betimin do ta bëjnë në objekte publike për shkaqe sigurie.
Kryetarët e zgjedhur nga radhët e PDK-së dhe ai i Lëvizja Vetëvendosje, në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq do ta bëjnë betimin sot (më 25 maji).
Procedurën e betimit kryetari i Zveçanit dhe ai Zubin Potoku do ta bëjnë në objekte publike me fillim prej orës 10:00. Kurse kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, pritet të betohet si kryetar i komunës në fshatin Bistricë, tri orë më vonë,.
Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci, ka deklaruar se seanca solemne për betimin e tij si kryetar do ta mbahet sot në fshatin Boletin, në Kullën e heroit kombëtar Isa Beletini, kurse kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, pritet të betohet në fshatin Qabër të kësaj komune.
Lajmin për betimin e kryetarëve në tri komunat në veri e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje, në mbledhjen e Qeverisë.
“Nesër në ndërtesat publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i tre kryetarëve. Kanë kaluar mbi gjashtë muaj prej kur këto komuna mbeten pa kryetarë, pa kuvende, e banorët atje pa shërbime komunale, kjo nuk është normale”, ka deklaruar Kurti.
Nga katër kryetarët e zgjedhur më 23 prill, deri tash është betuar vetëm kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Tre kryetarët e tjerë të komunave veriore kanë kohë deri më 28 maj që ta japin betimin, në të kundërtën e humbasin mandatin.
Zgjedhjet në Veri u mbajtën më 23 prill, ndërsa rezultatet u certifikuan më 28 prill, teksa 28 maji u vendos si afati i fundit për ta dhënë betimin.























