Haradinaj përkujton heronjtë e Gllogjanit
Lajme

Haradinaj përkujton heronjtë e Gllogjanit

MSh/RTKlive

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalë rasti, në përvjetorin e rënies së heronjve të kombit; Arben e Luan Qerimaj, Beslim Alijaj, Rexhep Tafa, Fetah Selca, Ekrem Berisha dhe Haki Krasniqi!

Ai tha se të gjithë këta bashkëluftëtarë që ne i kujtojmë sot, kanë qenë të veçantë në mënyrën e vet.

“Të nderuar familjarë të të gjitha fushëbetejave, dhe jo vetëm të kësaj që po kujtojmë sot, të nderuar bashkëluftëtarë dhe ju veteranë si dhe ju të tjerët e në veçanti ju të dashur fëmijë. Ne sot jemi bashkuar për t'i nderuar disa luftëtarë të zot të vendit tonë, Haki Krasniqin, Rexhep Tafën, Beslim Alijajn, Ekrem Berisha, Fetah Selca dhe Arben e Luan Qerimajn. Të gjithë këta bashkëluftëtarë që ne i kujtojmë sot, kanë qenë të veçantë në mënyrën e vet”, tha Haradinaj.

Tutje Haradinaj përmendi edhe vështirësitë me të cilat janë përballur këta luftëtarë gjatë kësaj beteje.

“Kjo betejë ka qenë shumë e vështirë. Ka qenë gati e pamundur që të gjesh ndonjë vend për t’u mbrojtur nga armiku. Pasi që prezenca e forcave armike ishte mjaft e shtuar dhe kontrolli ishte shumë i madh. Pra, mundësitë për me gjet një korridor pa u ballafaquar me armikun kanë qenë jo-ekzistuese”, ka thënë ai.

Megjithatë, shpirti luftarak, besnikëria ndaj luftëtarit të plagosur, sipas tij, e kanë bërë të veten, “e kanë marrë përsipër një mision gati të pamundur”.

“Por, edhe kësaj here si çdo herë tjetër ushtarët e UÇK-së nuk kanë lënë ushtarë të plagosur në rrugë, pa ra edhe ata që i kanë bartë, pra pa ra edhe të gjallët. Kjo është dëshmia e besnikërisë dhe heroizmit të luftëtarit shqiptar, shtoi ai.


MË SHUME NGA Lajme