Rama mendon se ngjarjet në veri s`ndihmojnë normalizimin mes dy vendeve
BKT
Lajme

Rama mendon se ngjarjet në veri s`ndihmojnë normalizimin mes dy vendeve

Uran Krasniqi / RTKLive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mendon se ngjarjet në veri të Kosovës nuk e ndihmojnë procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në rrjetin social "Twitter" i pari i qeverisë shqiptare ka thënë se ai u bashkohet miqve të Kosovës të cilët konsiderojnë se ngjarje të tilla janë të rrezikshme e të panevojshme. No description available.

Ndryshe, sot ka qenë dita e parë e punës për kryetarët e rinj të komunave të veriut një ditë pas dhënies së betimit pas zgjedhjeve të mbajtura para pak kohësh. Qytetarët serbë kanë vendosur që t'i pengojnë ata për të shkuar në zyret e tyre. Një gjë e tillë ka bërë që aty të shkojë edhe Policia e Kosovës. Ka qenë ky momenti kur situata është përshkallëzuar dhe Policia e Kosovës është sulmuar, me ç'rast janë lënduar disa policë e edhe janë djegur disa vetura. 

 


MË SHUME NGA Lajme