Emisari Sarrazin i shkon në zyre edhe presidentes Osmani
BKT
Foto: Arbresha A. Berisha
Lajme

Emisari Sarrazin i shkon në zyre edhe presidentes Osmani

Arbresha A. Berisha /RTK

(E plotësuar) Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i ka shkuar në zyre edhe presidentes, Vjosa Osmani, raporton RTKlive.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Sarrazin nuk është prononcuar për medie në lidhje më atë se çfarë kanë diskutuar, ndonëse takimi ka zgjatur rreth një orë.

Takimi me krerët e shtetit vie një ditë pas tensioneve të krijuara në veri të vendit.

Sarrazin para takimit me të parin e Qeverisë së Kosovës është takuar edhe me komandantin e KFOR-it Angelo Mikele Ristuccia me të cilin ka diskutuar në lidhje me zhvillimet në veri.

Një ditë pas tensioneve në veri, emisari Sarrazin i shkon në zyre Kurtit

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka mbërritur në Qeverinë e Kosovës, ku do të pritet në takim nga i pari i ekzekutivit, Albin Kurti, raporton RTKlive.

Nga Qeveria nuk kanë treguar se për çfarë do të diskutohet në këtë takim, megjithëse i njëjti po mbahet një ditë pas tensioneve të krijuara në veri në vendit.

Sarazin para takimit me të parin e Qeverisë së Kosovës është takuar edhe me komandantin e KFOR-it Angelo Mikele Ristuccia.

Gjatë takimit është diskutuar në lidhje me zhvillimet në veri.

Me këtë rast, ai ka qortuar Qeverinë e Kosovës derisa ka thënë se dënojnë vendimin e saj për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri.

Ekipi i RTK-së po qëndron para Qeverisë së Kosovës, nga ku do të sjellë informacionet e nga ky takim.


MË SHUME NGA Lajme