Flamuri i Republikës është vendosur edhe në Komunën e Zveçanit|Foto
BKT
Lajme

Flamuri i Republikës është vendosur edhe në Komunën e Zveçanit|Foto

Edina Avdiu/RTK

Një ditë pas tensioneve në veri të vendit, të shkaktuar nga struktura paralele atje, me rastin e daljes në zyre të kryetarëve të rinj të Leposaviqit Zubin Potokut dhe Zveçanit, situata është e qetë.

Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur sot edhe në objektin e komunës së Zveçanit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Policia e Kosovës dhe Njësitë Speciale po qëndrojnë edhe sot pranë objekteve të këtyre tri komunave.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në Leposaviq, para objektit të kësaj komune, janë vendosur kamera dhe situata është e qetë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Situatë e qetë sot mbretëron edhe në Komunën e Zubin Potokut.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat policore për të parandaluar çdo veprimtari kriminale që mund të paraqitet në atë pjesë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme