Von Cramon në Kosovë, njoftohet për situatën e djeshme në veri
BKT
Lajme

Von Cramon në Kosovë, njoftohet për situatën e djeshme në veri

M.Miftari/ RTKlive

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka filluar vizitën në Kosovë.

Përmes rrjetit social Twitter, ajo bëri të ditur se ka filluar takimin me përfaqësuesit e OJQ-ve, mediave për t’u njoftuar sa më mirë për situatën e djeshme dhe zhvillimet aktuale në Kosovë.

“Duke filluar vizitën time në Kosovë me përfaqësuesit e OJQ-ve dhe mediave për të marrë njohuri mbi situatën e djeshme në veri, si dhe zhvillimet aktuale përpara se të takohem me zyrtarë qeveritarë, KFOR-in”, ka shkruar von Cramon në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme