Rusia flet pas ngjarjeve në veri: Dënojmë provokimin e Prishtinës
BKT
Lajme

Rusia flet pas ngjarjeve në veri: Dënojmë provokimin e Prishtinës

Uran Krasniqi / RTKLive

Moska zyrtare ka thënë se e dënon, siç e ka quajtur, provokimin e Prishtinës në veri të Kosovës si dhe për tensionimin e situatës ka bërë përgjegjës Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

“Ne dënojmë vendosmërisht hapat provokues të Prishtinës, të cilat e kanë sjellë situatën afër fazës së nxehtë dhe kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. “Përgjegjësia për këtë është plotësisht e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”. 

Sipas saj, qortimet ndaj Kosovës nga ndërmjetësuesit perëndimorë janë bërë shumë vonë.


MË SHUME NGA Lajme