Veprimet policore do të vlerësohen nga Inspektoriati Policor i Kosovës
BKT
Lajme

Veprimet policore do të vlerësohen nga Inspektoriati Policor i Kosovës

Uran Krasniqi / RTKLive

Veprimet policore gjatë operacionit të së premtes në tri komunat veriore të vendit, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok do të vlerësohen nga Inspektoriati Policor i Kosovës.

IPK ka njoftuar të shtunën se për këtë qëllim në koordinim me Ministrin e Punëve të Brendshme  ka krijuar një Ekip të përbashkët (inspektor/hetues).

“Bazuar në mandatin ligjor sipas detyrës zyrtare dhe në koordinim me Ministrin e Punëve të Brendshme, IPK ka krijuar një Ekip të përbashkët (inspektor/hetues) për të vlerësuar veprimet policore gjatë operacionit policor të ditës së djeshme në tre komunat veriore të vendit (Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok). Qëllimi i punës së këtij Ekipi është që të sigurojmë që Policia e Kosovës ka kryer detyrat konform standardeve dhe autorizimeve kushtetuese e ligjore, drejt krijimit të një mjedisi të sigurt për qytetarët pa dallim", ka njoftuar IPK. "Po ashtu, Ekipi synon të identifikojë nëse gjatë këtij operacioni ka pasur tejkalim të autorizimeve policore. IPK siguron se varësisht nga gjetjet e punës së këtij Ekipi, konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit do të adresojë çështjet e ngritura. IPK do të mbajë të informuar opinionin publik me rezultatet e punës së këtij Ekipi”. 


MË SHUME NGA Lajme