Kreu i LDK-së dhe Viola Von Cramon flasin për situatën në veri
BKT
Lajme

Kreu i LDK-së dhe Viola Von Cramon flasin për situatën në veri

F. Sertolli / RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian me të cilën ka diskutuar lidhur me situatën në vend.

Në një njoftim për media nga LDK-ja, thuhet se Abdixhiku e njoftoi Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend.

“Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut. Kryetari Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin LDK-së.

Po ashtu, sipas njoftimit, Abdixhiku e ka falënderuar Von Cramon për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe proceset tjera integruese.


MË SHUME NGA Lajme