Kurti shtyn pjesëmarrjen në Forumin e Bratislavës
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Kurti shtyn pjesëmarrjen në Forumin e Bratislavës

Njomza Berisha / RTK

Kryeministri Albin Kurti e ka shtyrë pjesëmarrjen në Forumin e Bratislavës në Sllovaki, për shkak të situatës së fundit të krijuar në vend.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i tha RTK-së se ka qenë e planifikuar që kryeministri të shkojë, por për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja.

Ai shtoi se ende nuk është definitive nëse Kurti do të marrë pjesë ose jo në këtë Forum.

Forumi i Bratislavës 2023 është një forum për politikën e jashtme, sigurinë, çështjet evropiane dhe ekonominë, që mbledh liderë nga vende të ndryshme.

Këtë vit, sipas agjendës së publikuar, Kurti do të merrte pjesë si folës në një panel me ish-presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ish-kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, si dhe me emisarin evropian, Miroslav Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme