Stano mohon se për dhunën në veri të Kosovës, Borrell dënon njërën palë
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Stano mohon se për dhunën në veri të Kosovës, Borrell dënon njërën palë

J.Musliu/RTKlive

Në konferencën për media, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, është pyetur sot nga një gazetar zviceran, rreth deklaratave të shefit të BE-së, për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell,  për dhunën në veri të Kosovës.

Gazetari e pyeti Stanon për arsyen se Borrell ka dënuar dhunën  e njërës palë dhe jo të tjetrës, duke aluduar për mos përmendjen nga ana e tij të dhunës së shkaktuar nga serbët, të cilët kanë lënduar rëndë e lehtë rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it.

Por një gjë të tillë e ka mohuar Stano. “Përfaqësuesi i Lartë është përfaqësues i lartë për çështje të sigurisë së jashtme dhe puna e tij nuk është të komentojë rreth incidenteve operacionale apo të tentojë të mësojë se kush është përgjegjës për një incident, lëndim apo përleshje të caktuar”, tha Stano.

Ai tha se roli i tij si lehtësues i dialogut mes Kosovës e Serbisë  është që të sigurohet se n epo bëjmë çfarë është e mundur që të shtensinojmë situatën.

“Kjo është arsyeja se ai u drejtohet të gjitha palëve dhe kërkon de-eskalimin e situatës”, tha Stano, sipas të cilit, kjo është arsyeja përse ai përfshihet  në dialog me të dy palët në nivelet më të larta.

“Kjo që po shohim tani nuk ka ndodhur përnjëherë, por është pasojë e situatës së përgjithshme e cila po zgjatë që një kohë dhe të cilën Be po tenton ta zgjidhë mes të dy palëve”.

Ai tha se kjo situatë nuk ka përfunduar dhe ende nuk është zgjidhur. “Por ne jemi duke tentuar”.


MË SHUME NGA Lajme