Bislimi priti në takim Charles Fries
BKT
Lajme

Bislimi priti në takim Charles Fries

Sh.Gashi / RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme zëvendës sekretarin e përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në EEAS, Charles Fries.

Në këtë takimpërveç zëvendëskryeministrit Bislimi,  mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po ashtu të pranishem ishin edhe  zëvendës sekretari Fries nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark.

 “Në fillim të takimit,  Fries shprehu vlerësimin për qëndrimin e Kosovës ndaj agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë dhe progresin që ka njohur vendi viteve të fundit. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se vendi ka bërë progres të konsiderueshëm, sidomos në agjendën evropiane, falë edhe ndihmës së partnerëve e aleatëve tanë. Rajoni ka nevojë për unitet në rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

 Palët kanë diskutuar edhe mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku zëvendëskryeministri Bislimi dënoi dhunën e përdorur ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, duke shtuar se protesta është keqpërdorur nga bandat kriminale të dirigjuara nga Beogradi për qëllimet dhe motivet e tyre kriminale.

Grafitet nacionaliste dhe pro-Kremlinit nga ekstremistë të maskuar e grupe kriminale, janë po ashtu tregues kryesorë të motiveve prapa veprimeve të dhunshme, të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë.

Ai shtoi se qëndrojmë të përkushtuar në bashkëpunimin tonë me aleatët ndërkombëtarë. Gjithashtu është e rëndësishme mundësimi i kushteve normale, përmes të cilave kryetarët e zhvillojnë punën, përgjegjësinë e detyrimet e tyre ndaj qytetarëve.

 Ministri Sveçla e informoi po ashtu z. Fries për zhvillimet e fundit nga dita e djeshme dhe e sotme në veri të vendit.


MË SHUME NGA Lajme