20:31 / 01.06.2023
Mehaj: Serbia është destabilizuesi kryesor në rajon
N.M. /RTKlive
Ministria e Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë një krahasim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka numëruar dallimet ndërmjet dy vendeve.
Ai, në një postim në Facebook, përmes një tabelem ka prezantuar dallimet mes Kosovës “si shtet demokratik dhe paqësor dhe, në anën tjetër Serbisë si destabilizuesi kryesor në rajon”.
“Këto janë vetëm disa nga dallimet e thella mes Republikës së Kosovës si shtet demokratik dhe paqësor dhe, në anën tjetër Serbisë si destabilizuesi kryesor në rajon”, ka thënë ministri Armend Mehaj.
























