Haradinaj: Italia, mbështetëse e fuqishme e Kosovës në shtetndërtim
B. H. | RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Republikës së Italisë e organizuar nga Ambasada e këtij shteti në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se Italia është mbështetëse e fuqishme e Kosovës në shtetndërtim dhe në rrugëtimin euro-atlantik.
“Me ftesë të Ambasadës së Italisë në Kosovë, mora pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Republikës. Me këtë rast, ambasadorin z. Antonello De Riu e urova me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka falenderuar ambasadorin italian për kontributin e vazhdueshëm të Italisë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend.
“Gjithashtu, shpreha mirënjohje të veçantë për kontributin e vazhdueshëm të Italisë në garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend përmes kontigjentit të saj në kuadër të KFOR”, ka shtuar ai.























