Ndahen çmimet vjetore për kinematografi
BKT
Foto: MKRS
Kulturë

Ndahen çmimet vjetore për kinematografi

Sh.Gashi / RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka ndarë çmimet vjetore për kinematografi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ndau dy çmimet vjetore në kinematografi për vitin 2023.

Çmimi Kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” i takoi Menduh Nushit, teksa Çmimi vjetor për kinematografi u nda në dysh në mes të regjisores Kaltrina Krasniqi dhe montazherit Enis Saraçi.

Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin Blerta Basholli, Ujkan Hysaj, Valmira Hyseni, Rozafa Çelaj dhe Gazmend Bajri.

Këto çmime u ndahen personaliteteve të shquara të fushës së kinematografisë për suksesin dhe të arriturat gjatë karrierës.


MË SHUME NGA Kulturë