Kurti: Do të punojmë me SHBA-në për shtensionim të situatës
BKT
Lajme

Kurti: Do të punojmë me SHBA-në për shtensionim të situatës

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer.

Kurti, në një postim në Twitter, ka thënë se  është zotuar për bashkëpunim me SHBA-në për të shtensionuar tensionet në vend.

“E falënderoj për thirrjen e tij dhe u zotova për të punuar me SHBA-në për të shtensionuar tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, ka shkruar Kurti në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme